Skautët (nga 11 deri në 14 vjet)

pomladi

Në këtë kategori bëjnë pjesë fëmijët nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të shkollës fillore. Këta anëtarë organizohen në grupe prej gjashtë deri në tetë persona që quhen patrulla. Çdo patrullë ka liderin, flamurin dhe emrin e vet.

Kjo kategori e vrojtuesve dalë ngadalë fillon të hyjë në arsimin joformal të vrojtimit në të cilin marrin pjesë orientimi fillestar, morsi, semafori, shenjat e komunikacionit etj. Skautët janë kategoria e parë e cila e ka të drejtën e pjesëmarrjes në garat (brenda vet njësisë dhe midis njësive), si dhe në Garën Shtetërorë për këtë kategori – RAPI (Aksioni Republik i Skautëve). Aktivitetet më të shpeshta për këtë kategori janë lojërat, garat, kampimet, dimërimet dhe verimet, orientimi, hajkat etj. Pasi do të mbushin 15 vjet, Skautët kalojnë në kategorinë e Hulumtuesve (nga 15 deri në 17 vjet).