PROGRAMI VROJTUES

Programi vrojtues është përmbledhje e asaj QË të rinjtë e punojnë në vrojtim (aktivitetet), SI e realizojnë këtë (Metoda vrojtuese) dhe shkaku PSE e bëjnë këtë (qëllimi).

Ky definicion i ndërmarrë nga WOSM-ja, tregon qartë se programi vrojtues është më shumë se vetëm aktivitete ose një sistem progresiv.

Kur tanimë besojmë se aktivitetet që i realizojmë ne, Lidhja e Vrojtuesve e Maqedonisë, e nxisin zhvillimin e të rinjve në më shumë segmente të jetës së tyre, atëherë çdo organizatë lokale do të duhej të kuptojë qartë dhe të jetë e ndërgjegjshme për atë se çfarë ne duam dhe çfarë duhet të arrihet në zhvillimin e një personi të ri (në kontekst të qëllimeve edukative) dhe pastaj të sigurohemi se organizohen aktivitetet përkatëse, relevante lidhur me këtë, që të arrihen këto qëllime.

Gjithashtu, duhet të mbajmë mend se si lëvizje joformale edukative, kemi metodë tonë aktive të (vetë)edukimit, “Metoda vrojtuese”.

Duke e përdorur Metodën vrojtuese dhe të gjitha komponentët e saj, arritja e ndikimit edukativ ndaj së cilës orientohemi, pothuajse është realizuar.

Nëse pjesa më e dukshme e programit vrojtues ndodh në nivel lokal, përmes aktiviteteve që i zbatojnë njerëzit e rinj, megjithatë duhet marrë parasysh edhe detyrat e tjera të rëndësishme, sepse ata mund të vendosin themele solide për krijimin e një “produkti” relevant edukativ, i cili mund të bëjë ndikim të rëndësishëm mbi zhvillimin e personit të ri.

 

 KOMPAS Programi edukativ vrojtues rinor

Osnovna mladinska izvidnicka programa KOMPAS Основна младинска извидничка програма КОМПАС

Përgjigjja ndaj nevojave dhe problemeve të të rinjve në të sotmen paraqet roli ynë edukativ, ndërsa për detyrë kemi që të ofrojmë mundësi të barabarta për zhvillimin e çdo individi.

Programi i Lidhjes së Vrojtuesve të Maqedonisë bazohet mbi nevojat dhe dëshirat e të rinjve, kurse roli i tij është edukativ-arsimor.

Qëllimi ynë është që përmes metodës vrojtuese të nxisim çdo anëtar që ai të jetë i përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe ndaj bashkësisë.

Programi zbatohet në kategori, ku anëtarësia është ndarë në këto grupe të moshës: Këlyshët (7-10 vjet), Skautët (11-14 vjet), Hulumtuesit (15-17 vjet) dhe Roverët (18-29 vjet); si dhe përmes fushave dhe temave programore, të cilat janë të përbashkëta për të gjitha kategoritë e anëtarësisë.

 

 KOMPAS Udhëzimi për Këlyshët

KOMPAS Vodich za razvigorci - КОМПАС Водич за развигорци

Doracaku për udhëheqësit e tufave ka për qëllim që t’u ndihmojë liderëve të grupeve të Këlyshëve në udhëheqjen e tufave të tyre, si dhe t’u japë ndihmë gjatë zbatimit të programit vrojtues.

Përmbajtja e doracakut u mundëson liderëve të njihen qartësisht me qëllimet e programit vrojtues, me logjikën dhe progresivitetin e të njëjtit, e gjithashtu është resurs i veçantë prej ku ata mund të nxjerrin ide për aktivitete, për lojëra dhe këshilla për udhëheqje më të mirë të tufës së tyre.

Doracaku është punuar me qëllim që lideri të fitojë përkrahje të plotë, por edhe ta përdorë si fletore shënimesh për zhvillimin e anëtarëve të tij dhe aktivitetet e tufës së tij.

Doracaku është ndarë në gjashtë pjesë me qëllim që të mundësojë qasje më të lehtë deri te informatat.

 

 KOMPAS Udhëzimi për Skautët

KOMPAS Vodich za izvidnici - КОМПАС Водич за извидници

Në kategorinë e Skautëve marrin pjesë të gjithë anëtarët e lëvizjes vrojtuese të cilët janë në moshën 11 – 14 vjeçare. Kjo kategori paraqet shtylla e lëvizjes vrojtuese sepse para së gjithash, anëtarët të cilët i përkasin kësaj kategorie paraqesin shumica e vrojtuesve. Skautët janë kategori e cila njëkohësisht është më të ndjeshëm. Në këtë moshë ata hyjnë në periudhën e adoleshencës (pubertetit) kur ndjenjat dhe emocionet e tyre janë përzier dhe ata vështirë mund ta gjejnë veten.

Korniza progresive për Skautët është lidhur ngushtë me kornizën simbolike dhe njëkohësisht paraqet fitimi i kafshëve sipas gradëve përmes fitimit të karakteristikave të tyre. Vitin e parë, Skauti tejkalon sfida pas së cilave e merr shpirtin e Hutës. Pastaj, pas kalimit të vitit të dytë, ai e fiton shpirtin e Ujkut, vitin e tretë – shpirtin e Ariut dhe vitin e fundit ai e fiton shpirtin e Rrëqebullit.

 

 KOMPAS Ditari i aventurave

KOMPAS Dnevnik na avantura КОМПАС Дневник на авантура

Hulumtues quhen vrojtuesit të cilët janë në moshën 15 – 18-vjeçare, e të cilët janë anëtarë aktivë të organizatës vrojtuese.

Vetë fjala Hulumtues tregon se ky program ka për detyrë nxitjen e kureshtisë së tyre, si dhe përkrahja dhe stimulimi i hetimit të tyre pas asaj që i plotëson dhe i bën të lumtur e të kënaqur.

Ditari i aventurave dhe sfidave është krijuar si ndihmë për udhëheqjen e Programit për Hulumtuesit. Ky është ditari i çdo Hulumtues.  Në çdo pjesë është shpjeguar çfarë duhet t’i përkushtohet vëmendje. Është shënuar se si realizohen disa tema dhe ide, por vrojtuesi Hulumtues është ai i cili zgjedh kur dhe si do ta bëjë këtë. Në çdo pjesë të programit ka hapësirë të zbrazët ku vrojtuesit mund t’i shkruajnë shënimet dhe të dhënat e tyre (p.sh. receta e ekskursionit të patrullës, përkujtues për atë se çfarë duhet të përmbajë një skicë, tekst nga ndonjë këngë vrojtuese etj.), si dhe përshtypjet e tyre nga aktivitetet.

 

 KOMPAS Ditari i një Roveri

KOMPAS Dnevnik na eden rover - КОМПАС Дневник на еден ровер

Roverët janë njerëz të rinj, që i janë përkushtuar zbavitjes dhe aventurës e të cilët i shërbejnë shoqërisë përmes programit vrojtues. Drejtimet për Roverët evoluojnë dhe zhvillohen vazhdimisht me qëllim që t’u ndihmojnë maksimalisht për shfrytëzimin e kohës së tyre, për zhvillimin e karakterit të tyre dhe përfshirjen e tyre aktive në zhvillimin e shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Ky doracak ka për qëllim t’i drejtojë dhe t’u ndihmojë këtyre vrojtuesve gjatë tërë përvojës së tyre si Roverë.

Programi i definon bazat e rovërimit, caqet ndaj të cilave ai synojë, si dhe përfitimet nga i njëjti. Programi dinamik dhe ngacmues është baza për krijimin e Roverëve të shëndetshëm, të lumtur dhe të plotësuar.

Një nga caqet primare e rovërimit është zhvillimi personal i të rinjve, e prandaj caku primar i programit është krijimi i mundësive për zhvillimin e të rinjve.

 

     KOMPAS Aftësimet Vrojtuese

Izvidnichki Veshtarstva

Programi i aftësimeve përbëhet nga numri më i madh i aftësive tematike specifike që u ofrohen anëtarëve, si: aktivizmi, kultura, vrojtimit, natyra dhe sporti.

Çdo anëtar, nëse dëshiron të fitojë ndonjë aftësim të caktuar, duhet të mbush një numër të caktuar të detyrave, përmes së cilave fitohet niveli fillestar, pastaj me plotësimin e kërkesave më të vështira shtesë, arrihet niveli përparuese, dhe në fund, pas plotësimit të të gjitha detyrave, vrojtuesi mund ta arrijë nivelin ekspert. Aftësitë nuk janë ndarë sipas kategorive të moshës dhe të njëjtat mund të fitohen vazhdimisht në sistemin e propozuar.

Në këtë publikim mund t’i gjeni aftësitë e propozuara dhe kushtet për plotësimin e të njëjtave.

 

KOMPAS 109 Aktivitetet

109 Aktivnosti - KOMPAS 109 Активности КОМПАС

Në këtë publikim gjenden aktivitetet e karakterit të ndryshëm të cilat vrojtuesit mund t’i realizojnë me patrullën e tyre. Të njëjtat janë ndarë në aktivitete, lojëra me anë të cilave ata njihen mes tyre, aktivitete në natyrë, lojëra me top etj.

Këtu mund të gjeni edhe disa lojëra tradicionale vrojtuese të cilat vrojtuesit i dinë mirë, siç janë skautbolli, kaladonti, dirigjenti dhe shumë lojëra të tjera.

Shihni këtë publikim dhe gjithmonë kur do të planifikoni ndonjë aktivitet, qoftë në takim qoftë në ndonjë kamp, rikujtoni këtyre aktiviteteve dhe implementojini në programin Tuaj, me qëllim që të krijoni program të begatshëm dhe argëtues në të cilin vrojtuesit do të kënaqen në çfarëdo vend, në çfarëdo kohë.