Hulumtuesit (nga 15 deri në 17 vjet)

izvidnici

Në këtë kategori bëjnë pjesë të rinjtë të cilët shkojnë në shkollën e mesme. Kjo është kategoria e parë e anëtarëve të cilët ndërmarrin ndonjë obligim më të madh brenda njësive të tyre, si ndihma gjatë organizimit, udhëheqjes së patrullave dhe të tufave etj.

Ata grupohen në klube të nxënësve të shkollave të mesme. Ky është një grup i vrojtuesve motivimi më i madh i të cilëve janë garat vrojtuese që po marrin karakter më serioz, ndër të cilave është edhe Gara Shtetërore – RION (Gara Republike Vrojtuese Orientuese). Gjithashtu, Hulumtuesit marrin pjesë edhe në trajnimet, stërvitjet dhe seminaret e shumta me të cilat mbindërtohen dhe aftësohen që të mund ta transferojnë dijen e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e njësive të tyre dhe të Lidhjes. Pasi do të mbushin 18 vjet, ata kalojnë në kategorinë e Roverëve (nga 18 deri në 29 vjet).