Rreth nesh

Lidhja e Vrojtuesve të Maqedonisë (LVM-ja) është organizatë joqeveritare e cila në territorin e Maqedonisë ekziston që nga viti 1921, ndërsa forma e organizimit të sotëm është krijuar në vitin 1953. Deri më sot, në radhët e saj ka pasur mijëra njerëz të rinj të cilët në vazhdimësi kujdesen për edukimin dhe arsimin e drejtë të fëmijëve dhe të rinjve. Sot Lidhja e Vrojtuesve të Maqedonisë funksionon në pothuajse tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, duke pasur 14 njësi vrojtimi që janë aktive. Me përdorimin e Metodës së vrojtimit dhe të edukimit joformal përpiqemi të jemi një organizatë e mirëfilltë në të cilën të rinjtë do ta gjejnë vendin e tyre dhe do ta ndërtojnë karakterin e tyre, duke marrë pjesë aktivisht në shoqëri dhe duke sjellë vendime të cilat do ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar. Organizata e vrojtimit, si në botë, ashtu edhe në Maqedoni, me më shumë se 40.000.000 njerëz të rinj është lëvizja më e madhe joqeveritare. Për më shumë se 100 vjet ne jemi lëvizja e vetëm e cila ka ekzistuar dhe ka arritur të realizojë përfitime për të rinjtë, të cilat me të vërtet vlerësohen dhe mund të vërehen.

лого

65 vjet LVM-ja

Metoda e vrojtimit është rezultat i hulumtimeve shumë profesionale edukative dhe i përvojës shumëvjeçare. Në programin të cilin e zbatojmë janë përfshirë të gjitha nevojat dhe problematikat aktuale të cilat i prekin të rinjtë. Më shumë se 65 vjet paraqesim drejtues për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë, për 65 vjet krijojmë me sukses një perceptim më të ndryshëm për botën, 65 vjet krenohemi sepse e kemi arritur gjithë këtë dhe do të insistojmë ta realizojmë të njëjtën me siguri edhe kaq vite.