Skip to content Skip to footer

PËRFSHIHU

1. A i posedoj aftësitë e duhura?

Nuk duhet të jeni aventurist si Bear Grylls që të jeni pjesë e lëvizjes së vrojtuesve. A keni njohuri nga Ndihma e parë? A jeni të mirë me numrat? A keni aftësi kulinare? Pasi do të mendojmë pak, të gjithë ne kemi aftësi të dobishme dhe të gjithë mund të jemi vullnetarë dhe të ndihmojmë në shumë mënyra.

 

2. Çfarë nëse nuk kam mjaft kohë?

Vullnetarizmi me ne është i lehtë, argëtues dhe fleksibil. Sa kohë keni që të përkushtoni, varet vetëm prej Jush dhe pikërisht kaq do të na nevojitet neve. Nuk ka rëndësi nëse do të ndihmoni vetëm një herë, një muaj ose vetëm për ngjarjet speciale dhe kampet. Gjithmonë ekziston ndonjë rol i caktuar të cilin mund ta luani. Pavarësisht sa do të përfshiheni, ne Ju sigurojmë trajnim të përshtatshëm, duke Jua dhënë njëkohësisht përkrahjen e nevojshme.

 

3. Çfarë do të fitoj nga vullnetarizmi im?

Përveç përfitimit të aftësive të çdoditshme dhe të pasurit kohë të shkëlqyeshme, vrojtimi gjithashtu ofron edhe mundësi për ndërtimin e aftësive personale, siç janë për shembull puna në ekip, vetëbesimi dhe aftësitë e një lideri. Sipas studimeve të caktuara, mbi 90% të vullnetarëve tanë besojnë se aftësitë dhe përvojën që e kanë përfituar përmes vrojtimit janë relevante në punën e tyre ose jetën e tyre personale.

 

4. Fëmija ime në vrojtim – a mund të bëj diçka që të ndihmoj?

Përgjigja është PO. Shumë nga ndihmësit dhe liderët janë prindër të anëtarëve tanë të rinj sepse ata nga dora e parë dinë cilat janë përfitimet nga vrojtimi, dhe prandaj dëshirojnë të bëjnë diçka. Gjithashtu, kjo për prindërit do të thotë më shumë kohë me fëmijët e tyre, duke mësuar njëkohësisht edhe aftësi të reja. Flitni me udhëheqësin e fëmijës Suaj rreth asaj se si mund të përfshiheni edhe Ju.

 

5. Nëse jam i/e interesuar që të ndihmoj, a ekzistojnë kufij të moshës?

Nëse jeni në moshë mbi 18 vjet, mund të ndihmoni si vullnetar i rritur në vrojtim. Nuk ekziston kufi deri në cilën moshë mund të jeni vullnetar. Nëse jeni në moshën 14-18-vjeçare, atëherë ekziston mundësia që të bëheni lider rinor.