Këlyshët (nga 7 deri në 10 vjet)

razvigorci

Kjo është kategoria më e re brenda njësive vrojtuese. Këto janë fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e pestë të shkollës fillore. Në njësitë, anëtarët e kësaj kategorie grupohen në grupe prej gjashtë deri në tetë fëmijë të cilat quhet tufa, ku çdo tufë ka liderin, emrin dhe flamurin e vet të grupit. Përfitimi i tyre nga vrojtimit është ballafaqimi me sfida të reja, krijimi i miqësive të reja, të qenët të kënaqur nga aktiviteti i tyre, të ndihen se janë të rëndësishëm për anëtarët e tjerë etj. Këta anëtarë mësojnë përmes lojërave dhe argëtimit, me çfarë mësojnë cilat janë përfitimet prej atyre lojërave dhe nxjerrin mësime nga vet aktivitetet.

Këlyshët përmes edukimit vrojtues joformal mësojnë metoda vrojtuese, modelin më të shkurtër të Betimit dhe modelin e shkurtër të ligjeve vrojtuese. Aktivitetet e përgjithshme për këtë kategori të vrojtuesve janë lojërat, kampimi, ndihma e parë, hajkimi, të bërit sport etj. Duke mbushur 11 vjet, ata kalojnë në kategorinë e Skautëve (nga 11 deri në 14 vjet).