Anëtarësia

dadaAnëtar i një Njësie vrojtuese në kornizat e Lidhjes së Vrojtuesve të Maqedonisë mund të bëhet çdo banor i Republikës së Maqedonisë, duke nënshkruar fletëparaqitje, duke dhënë Betim, duke e pranuar dhe duke e zbatuar Programin e Lidhjes, duke punuar sipas Ligjeve vrojtuese, duke i zbatuar dispozitat e këtij Statuti dhe duke marrë pjesë aktivisht në punën e njësisë së vet dhe të Organizatës. Një minor me 14 vjet të mbushur mund të anëtarësohet në Njësitë vrojtuese në kuadrat e Lidhjes duke dorëzuar deklaratë pëlqimi të nënshkruar nga përfaqësuesi i tij ligjor. Pranimi i anëtarëve të rinj bëhet në njësitë organizative të Lidhjes.

 

Sipas moshës, anëtarët e Organizatës Vrojtuese janë ndarë në këto pesë kategori:

а) Këlyshët – nga 7 deri në 10 vjet (nga klasa e parë deri në klasën e pestë të shkollës fillore);

b) Skautët (poreçanë dhe liqenas) – nga 11 deri në 14 vjet (nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të shkollës follore);

c) Hulumtuesit – nga 15 deri në 17 vjet (shkolla e mesme);

ç) Roverët – nga 18 deri në 29 vjet dhe

d) Veteranët – mbi 30 vjet (udhëheqësit aktivë, përkrahësit, miqtë e organizatës dhe anëtarë nderi).

Emërtimi i përbashkët i të gjithë anëtarëve të Lidhjes është VROJTUES. Në gjuhën angleze, çdo anëtar quhet SCOUT.

 

Anëtarësia brenda Lidhjes ndalon vullnetarisht ose me përjashtim, që është rregulluar me Rregulloren e veçantë.

 

Anëtarët e Lidhjes i kanë këto të drejta dhe obligime:

– ta zbatojnë Programin dhe Statutin e Lidhjes, si dhe të marrin pjesë në aktivitetet e njësisë së tyre dhe të Lidhjes;

– varësisht moshës, ndërsa në pajtim me Ligjin e Shoqatave dhe Fondacioneve, me Statutin dhe me Statutin e njësisë, të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje (pavarësisht ose përmes përfaqësuesve të vet);

– varësisht moshës, ndërsa në pajtim me Ligjin e Shoqatave dhe Fondacioneve, me Statutin dhe me Statutin e njësisë, të zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur në organet e Lidhjes;

– me punën dhe aktivitetet e veta të kontribuojnë në realizimin e qëllimeve dhe obligimeve të Lidhjes;

– ta zhvillojnë dhe ta ruajnë imazhin e sistemit të vrojtimit;

– t’i shfrytëzojnë mjetet dhe shërbimet e Lidhjes, si dhe përfitimet të cilat shteti, institucionet dhe organizatat e tjera i sigurojnë për anëtarët e Lidhjes;

– të përdorin ndihmë profesionale dhe të tjerë nga Lidhja;

– ta paguajnë kompensimin e anëtarësimit rregullisht;

– t’i mbajnë uniformën dhe shenjat e Lidhjes gjatë aktiviteteve vrojtuese, në pajtim me Rregulloren e uniformave dhe shenjave të Lidhjes;

– të jenë të informuar me kohë dhe tërësisht për punën dhe aktivitetet e Lidhjes;

– t’i plotësojnë obligimet e përcaktuara me këtë Statut dhe me aktet e tjera të përgjithshme të Lidhjes;

– t’i respektojnë vendimet dhe konkluzionet që i kanë sjellë organet e Lidhjes dhe

– anëtarët e njësive të cilët kryejnë obligime udhëheqëse në Lidhje, përveç të drejtave dhe obligimeve të përmendura, kanë për obligim veçanërisht të kujdesen për fëmijët që janë nën patronazhin e tyre, sidomos për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

 

Anëtarët e Lidhjes i zbatojnë aktivitetet përmes:

а) njësive pune:

– tufë (njësia pune e Këlyshëve)

– patrullë (njësia pune e Skautëve)

– klub (njësia pune e Hulumtuesve)

b) njësive themelore:

– shoqëri (Këlyshët, Skautët dhe Hulumtuesit)

– garnizon (Poreçanë dhe Liqenas)

c) njësive organizative:

– njësi vrojtuese (Lista e njësive mund ta gjeni në nënopsionin e kësaj kategorie – Njësitë vrojtuese)