Veteranët (mbi 30 vjet)

vozrasni

A keni pasion për aktivitete në natyrë? A e përkrahni mënyrën e shëndosh dhe aktive të jetës si bazë për cilësi më të lartë të jetës? A besoni se keni diçka për të ofruar ndaj edukimit joformal të të rinjve?

A doni të kontribuoni ndaj zhvillimit të të rinjve në bashkësinë Tuaj? A doni të krijoni një botë më të mirë për të rinjtë?

Pra, këto janë qëllimet e vrojtimit. Gjithashtu, një nga qëllimet themelore është inkurajimi i zhvillimit fizik, intelektual, emocional dhe shpirtëror të të rinjve që ata të jenë më të aftë për ta arritur potencialin e tyre komplet si qytetarë që janë të përgjegjshëm për krijimin e një shoqërie më të mirë.

Veteranët mund të jenë individë kuç të cilët do të kujdesen që të rinjtë ta zgjidhin rrugën e drejtë në jetën e tyre. Të rriturit mund të bëhen pjesë e organizatës vrojtuese e cila në mënyrë shtesë ofron hapësirë dhe mundësi për çdo të rritur, në pajtim me kohën e tij të lirë dhe dëshirën e tij për të kontribuar në të vrojtuarit.

Në vrojtim ekziston një mundësi e madhe për Veteranët që ata të punojnë për dhe me të rinjtë në bashkësitë e tyre. Gjithashtu, ky shans u mundëson të rinjve në vrojtim që të ndihmojnë në zhvillimin e të rinjve dhe të ardhmërisë së tyre, por edhe që t’i zbatojnë dhe përparojnë karakteristikat e tyre personale.

Për më tepër, sidomos e rëndësishme është përkrahja nga ana e Veteranëve ndaj programit vrojtues i cili për qëllim kryesor ka zhvillimin e të rinjve. Përmes organizatës vrojtuese, Veteranët mund ta ndërtojnë vetëbesimin dhe aftësitë organizuese të tyre. Përfshirja e tyre në vrojtimit gjithmonë është e mirëseardhur, si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel nacional.

Rrjeti i të rriturve në vrojtim mund të kontribuojë ndaj një vrojtimi më të zhvilluar për të rinjtë dhe si pasojë e kësaj, ndaj një vrojtimi më të mirë.